Një makinë është djegur në orët e vona të së dielës në bulevardin "Republika", Korçë.
Policia bën të ditur se mjeti tip "Benz", i marrë në përdorim nga shtetasi N. P., 26 vjeç, banues në Korçë, është djegur plotësisht.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe teknike të mjetit. (A2 Televizion)