Merr flakë një depo e dekantimit të naftës në Ballsh

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 09:39 | Kronikë
Merr flakë një depo e dekantimit të naftës në Ballsh

Të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm në një depo të dekantimit të naftës në Ballsh.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në vendin e quajtur "Qafa e Kashit", në një firmë private nafte.

https://a2news.com/2020/12/31/beteja-per-naften/

Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos