
Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së hënës në Tiranë pas një konflikti, sipas policisë, për motive të dobëta.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në Shkozë. Dyshohet se shtetasi me iniciale S. K., ka plagosur me thikë shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit. (A2 Televizion)