PS mori 8 mandate, vlonjatët injoruan votimet

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 12:08 | Politikë
PS mori 8 mandate, vlonjatët injoruan votimet

Sipas statistikave përfundimtare, Vlora është qarku me nivelin më të ulët në pjesëmarrjen në zgjedhje. Konkretisht vetëm 33.4% e qytetarëve me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit.

Në këtë qark, votuan 106 385 zgjedhës dhe nga numërimi rezultoi se 4.4% e tyre ishin të pavlefshme.

Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në Vlorë, PS kryeson me 57.91 % të votave, PD 31.52%, LSI 6.08 %. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos