Diçka po luan në barkun e peshkut grabitqar, habiten tre peshkatarët

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 12:22 | Lifestyle

Nuk ishte hera e parë që peshkonin, por tre të rinj në Wiskonsin të Shteteve të Bashkuara u habitën nga kapja e një peshku shtukë (Esox Lucius), një nga speciet më grabitqare të ujërave të ëmbla.

Kjo specie, që arrin edhe një metër gjatësi dhe të peshojë edhe 20 kile, ka në gojë rreth 600 dhëmbë, që nuk lejnë asgjë të gjallë të kalojë në stomak.

Për këtë arsyeje të rinjtë mbetën shumë të habitur teksa shikonin që barku i peshkut lëvizte dukshëm.

Peshku shtukë, i zakonshëm në ujrat e SHBA

Kur hapën me thikë barkun e grabitqarit, pamja që i doli para syve ishte ajo e një peshku tjetër të madh, i paprekur dhe ende i gjallë, që përpëlitej në tentativën për të shpëtuar njëherë e mirë duke arritur ujin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos