Diell dhe temperatura të larta, deri në 17°C mesdita

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 07:51 | Aktualitet
Diell dhe temperatura të larta, deri në 17°C mesdita

Dita ka nisur me kthjellime dhe një mëngjes të freskët në të gjithë vendin. Mesdita dhe orët vijuese, do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në jug.

Temperaturat janë ulur me 2°C në mëngjes, por mesdita sjell rritje të vlerave termike, duke shënuar në bregdet rreth 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor, gjatë gjithë ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos