Digjen 3 automjete në një qendër tregtare në Lushnjë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 08:28 | Kronikë
Digjen 3 automjete në një qendër tregtare në Lushnjë

Tri automjete u përfshinë nga flakët në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë. Sipas Policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:15, në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit me iniciale N. K. Shkak për këtë dyshohet një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë, janë djegur edhe automjetet tip "Audi" dhe "Fiat" të parkuar pranë automjetit tip "Benz".

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos