
Dy automjete janë djegur pjesërisht gjatë natës në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Sipas Policisë automjetet ishin në pronësi të dy banoreve të këtij qyteti me iniciale . P., dhe E. P.
Mësohet se makinat janë në pronësi të dy vajzave kushërira me njëra-tjetrën.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarësia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)