
Forcat e rendit kanë ndaluar një person, i cili u kap duke qarkulluar në kryeqytet me një armë zjarri.
Gjetja e personit u bë e mundur falë sinjalizimeve të disa banorëve të lagjes "Ali Demi", të shqetësuar nga prania e personit të armatosur.
I arrestuari, i identifikuar si 30-vjeçari me inicialet R.L, tentoi t’i shmangej policisë dhe hodhi armën në tokë, por u kap pas një ndjekje të shkurtër.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)