Sërish kokainë në kontejnerët e bananeve, kapen 100 kilogramë në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 20:43 | Kronikë
Sërish kokainë në kontejnerët e bananeve, kapen 100

Rreth 100 kg kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në një kompani bananesh në Tiranë. Mësohet se dy persona janë arrestuar ndërsa operacioni është në vijim.

Burimet bëjnë me dije se ky aksion antidroge është zhvilluar nga sektori i narkotikëve të kryeqytetit, të cilët kanë ndërhyrë teksa po bëhej shkarkimi i ngarkesës së bananeve në magazinë.

Dyshohet se droga është futur përmes portit të Durrësit, është mbajtur nën monitorim nga autoritetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos