Sekuestrohen fishekzjarrë të rrezikshëm, një i arrestuar, një tjetër procedohet

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2021, 10:42 | Kronikë
Sekuestrohen fishekzjarrë të rrezikshëm, një i arrestuar,

Policia e Tiranës sekuestroi 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese gjatë kontrolleve në disa zona dhe arrestoi në flagrancë një person, si dhe procedoi një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. brenda të cilit u sekuestruan 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.  Ky shtetas u arrestua në kushtet e flagrancës.

Për të njëjtën akuzë atë të "Tregtimit dhe transportit të mallrave që janë kontrabandë" u procedua penalisht dhe shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve tregtare, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos