
Një makinë është djegur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit, e cila u përket një efektivi të lartë të policisë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti i djegur, i tipit Mercedes ML, me targë AA 131 LX, i përket shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi, i cili më parë ka qenë dhe drejtues i sektorit të narkotikëve.
Deri tani raportohet se zjarri në mjetin e efektivit të policisë ka qenë aksidental, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës. (A2 Televizion)