
Policia e Kurbinit njofton se një trup i pajetë është gjetur pasditen e së mërkurës në grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Trupi i viktimës u gjet nga një peshkatar, i cili u lajmëroi menjëherë policinë. Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore dhe ende nuk dihet identiteti i tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)