Digjet Smarti, flakët përfshijnë edhe furgonin e Policisë Bashkiake

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 10:40 | Kronikë

Një makinë tip Smart është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë, ndërsa ka qenë në lëvizje. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit. Gjatë ndalimit të mjetit, është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.

Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos