
Një makinë tip “Golf” është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në zonën e Krujës, e cila ishte në pronësi të 24-vjeçarit S.Sh.
Flakët kanë qenë të fuqishme dhe për pasojë përfshinë dhe një kioskë që ndodhej pranë mjetit duke shkaktuar dëme materiale.
Shkaqet e këtij zjarri janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur një hetim. (A2 Televizion)