
Arrest në burg Fatosh Myslimit, ndërsa arrest në shtëpi për Elmaz Myslimi dhe Myslim Myslimi. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Vlorës, që ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit që u konfrontuan fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho.
Ata u arrestuan dy ditë më parë pasi video e tyre me konfrontimin me gjyqtarin doli në të gjitha mediat. Ndërsa sot është dhënë masa ndërsa jashtë gjykatës reagimet e familjareve kanë qenë të ashpra duke e cilësuar vendimin të padrejtë.
Tre vëllezërit kishin xhiruar videon për të dëshmuar vendimin sipas tyre të padrejtë mbi një çështje që përfshinte një pronë të tyre, e cila nga shtëpi banimi është bërë pallat. (A2 Televizion)