
Një makinë u përfshi nga flakët mbrëmjen e të shtunës në Delvinë. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe si pasojë e plagëve të marra drejtuesi i mjetit, shtetasi A.C nga Fieri, ka ndërruar jetë brenda në makinë.
Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të së shtunës pranë vendit të quajtur "Karahaxh". Policia po punon për zbardhen e rrethanave të saj. (A2 Televizion)