Plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt, dy të rinj shpallen në kërkim

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 12:21 | Kronikë
Plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt, dy të rinj shpallen

Policia e Kurbinit ka zbardhur detaje mbi plagosjen e armatosur të shtunën në Laç, ku mbeti i plagosur Edon Martinaj, 19 vjeç. Autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ata janë 2 të rinj nga Laçi, 21 dhe 25 vjeç.

Sipas Policisë konflikti ka nisur disa javë më parë për motive të dobëta. Të shtunën ai ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe plagosjen e Edon Martinajt, kushëri me Ervis Martinaj. i plagosuri ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, ndërsa vazhdon puna për kapjen e 2 të rinjve që akuzohen për  Vrasje me paramendim mbetur në tentative dhe Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos