
Një automjet është djegur mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 te rrethrrotullimi i Saukut.
Makina ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht. Drejtuesi i saj është shtetasi me inicialet A.A., i cili fatmirësisht nuk është lënduar.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)