Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së dielës në zonën e Triportit në Vlorë.
Policia ka bërë të ditur se në sallën operative është raportuar fillimisht për një person të plagosur, por është konfirmuar se ka pasur vetëm të shtëna me armë në ajër.
Sipas njoftimit të policisë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër. (A2 Televizion)