Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e pasdites së të shtunës në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Lokali i djegur ndodhet pranë zyrave të Gjendjes Civile në qytet dhe shkaqet e zjarrit janë të dyshimta pasi ai ka qenë i mbyllur për shkak të masave të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.
Forcat e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shuarjen e zjarrit, ndërkohë që ka nisur një hetim për zbulimin e shkaqeve të tij. (A2 Televizion)