
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 39-vjeçar në qytetin e Vlorës, në saj të operacionit ndërkombëtar “Lulet e pranverës”, i cili ka nisur një vit më parë.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian. (A2 Televizion)