Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në rrugën e “Elbasanit”, pranë “Filologjikut”.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa makina thuajse është shkrumbuar.
“Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit”, njofton policia. (A2 Televizion)