
Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Olldashi. Burime për A2, bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks.
Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar larg banesave.
Sipas informacioneve, 33-vjeçari Andrea Olldashi ka qenë me precedentë penalë, i dënuar për vjedhje dhe në vitin 2018 ka dalë nga burgu. Ndërsa i vëllai, Martin Olldashi, nuk ka precedentë.
Lidhur me ngjarjen, krahas Policisë së Korçës dhe Komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës. (A2 Televizion)