
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në lagjen “24 maji”, por nuk raportohen të lënduar.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e personave që qëlluan me armë. (A2 Televizion)