Protestuan dhe shkatërruan pronën, procedohen 15 persona në Lezhë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 11:18 | Kronikë
Protestuan dhe shkatërruan pronën, procedohen 15 persona në

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht 15 persona në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Bashkisë dhe te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Lezhës pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në kryeqyet.

Sipas Policisë këta persona organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën, penguan  qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.

“Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së DVP Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama”- thuhet në njoftim.

Njoftimi i Policisë Lezhë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën, penguan  qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 15 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Bashkisë Lezhë dhe tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit Lezhë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: 

-K. A., M. L., S. T., E. Gj., P. M., P. M., K. K., Ll. P., E. H., P. H., S. N., A. R., K. B., A. P. dhe K. U.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së DVP Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama.

Gjithashtu, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Shkodër – Lezhë - Tiranë, për rreth një orë, si dhe kanë djegur koshat e mbeturinave në hyrje të qytetit të Lezhës. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos