Dikur numri 2 i qeverisë, Brace: Populizmi duhet shmangur, më mirë merr vendime anti-popullore

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 21:27 | Politikë
Dikur numri 2 i qeverisë, Brace: Populizmi duhet shmangur, më

Deputeti socialist Erion Braçe, i cili për një kohë ka shërbyer në kabinetin e Edi Ramës edhe si zëvendëskryeministër, tregoi në “Intervistë” me Merita Haklajn se cila është sipas tij, ajo gjë të cilën duhet ta shmangin qeveritë.

Duke qenë se për një kohë ka qenë numri dy i qeverisë, Braçe u shpreh në bisedën në studio se ajo që duhet të shmangë qeveria është populizmi dhe mendimi afatshkurtër për interesa politike në kurriz të qytetarëve.

“Duhet të marrësh vendime të forta që mund të jenë anti-popullore por në fund mund të sjellë përfitime për popullin...Më mirë t’i kesh bërë mirë vendit dhe dëm politik vetes.”

Nisur nga eksperienca e tij, Braçe rrëfeu se dëshira brenda kabinetit të një qeveria mund të jetë e madhe, por shtoi se diferencën më pas e bën konsistenca për t’i çuar reformat në shërbim të qytetarëve deri në fund.

“Është normale që brenda një qeverie aktorë të ndryshëm të mendojnë ndryshe nga ministrat, nga kryeministri,” shtoi Braçe.  

Sipas tij, është po aq normale edhe të tërhiqesh nga një post apo iniciativë në momentin që disa ekuilibra jetësore prishen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos