
Rishi Sunak, ish-ministri i Financave ne Britaninë e Madhe, konfirmoi sot faktin se është në garë për t’u zgjedhur kreu i ri i konservatoreve në vend dhe rrjedhimisht edhe kryeministri që do të zëvendësojë Liz Truss.
Këtë e mbështet te fakti se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një krizë financiare të paparecedentë.
Vendimin e bëri publik në rrjetin social Twitter pas takimit privat që pati me Boris Johnson duke iu bashkuar kështu listës së emrave të tjerë ku përfshihet edhe ish kryeministri dhe Penny Mordant.
“Kam shumë besim për procesin që po ndjekim. Unë po ju them se jam në të për ta fituar”, tha Mordant.
Konservatorët janë vënë edhe një herë në lëvizje për një betejë të re në Downing Street, pasi qeverisja kaotike e Liz Truss mbërriti në fund, pas vetëm 6 javësh.
Kandidatët për ta zëvendësuar atë duhet të sigurojnë mbështetjen e të paktën 100 kolegëve, çka e kufizon numrin e garuesve në vetëm 3 duke qenë se konservatorët numërojnë 357 deputetë. (A2 Televizion)