Gjykimi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, Mediu: Zhvillime të mirëorkestruara nga Serbia në bashkëpunim me Rusinë

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 16:08 | Kosova
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, Mediu: Zhvillime

Për gjykimin e ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka reaguar edhe kreu republikan Fatmir Mediu. Në një postim në Facebook ai shprehet se gjykimi i tyre tregon një moment kur drejtësia zëvendësohet nga interesa dhe qëllime politike.

Sipas tij ajo që po ndodh në Hagë është orkestruar nga Serbia në bashkëpunim me Rusinë.

“Gjykimi i Komandantëve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Hagë është një moment kur drejtësia zëvendësohet nga interesa dhe qëllime politike. Prej kohësh Serbia në bashkëpunim me Rusinë po përpiqen jo vetëm të ndryshojnë historinë në Ballkanit por dhe të zgjerojnë dominim e tyre. Ajo që po ndodh me komandantët e UCK në Hagë, në Bosnjë Herzegovinë me Republika Serbska, apo ndërhyrjet politike dhe fetare në Malin e Zi, janë zhvillime të mirë orkestruara të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë”.

Mediu thekson se këto janë momente të vështira që duhet të bëjnë bashkë gjithë shqiptarët,

“Raporti i Dick Marty i cili shërbeu si indicie për të hetuar komandantët e UCK është provuar jo vetëm i rremë por tërësisht i sponsorizuar nga Serbia dhe Rusia. Edhe pse deklarohet që nuk po gjykohet UCK, duket se luftën e Kosovës për liri duan ta zhbëjnë dhe tjetërsojnë. Këto janë momente të vështira që duhet të bëjnë bashkë gjithë shqiptarët, sepse sot kërkohet deligjetimimi i Kosovës dhe shqiptarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos