Gjykimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Rama: Janë mbledhur firmat në Asamblenë e KIE për mocion të rezolutës së vitit 2011

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 16:10 | Kosova

Ndërsa në Hagë nisi gjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri Edi Rama njoftoi se janë mbledhur firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për  rezolutë te re për Kosovën.

Sipas Kryeministrit, në rezolutën e vitit 2011 janë ngritur akuza pa fakte ndaj UÇK-së për trafikun e organeve njerëzore. “Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, thekson Rama në postimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos