Dinamo fiton derbin e shumëpritur me Tiranën dhe në “Air Albania” fiton 2-0 falë golave të Ibrahimit dhe Skukës, në ndeshjen e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Pjesa e parë është e gjitha e “nëndetëseve”, që shfrytëzojnë edhe gabimet e shumta të bardhebluve.
Dinamo fiton derbin e shumëpritur me Tiranën dhe në “Air Albania” fiton 2-0 falë golave të Ibrahimit dhe Skukës Goli i parë në minutën 21 vjen me penalltinë e realizuar nga Ibrahimi pas faullit të portierit Bekaj ndaj Skukës Futbollisti i Dinamos është në një ditë të mirë dhe e vulos performancën e tij në minutën e 38 me një aksion të bukur Pjesa e parë është e gjitha e “nëndetëseve”, që shfrytëzojnë edhe gabimet e shumta të bardhebluve
Goli i parë në minutën 21 vjen me penalltinë e realizuar nga Ibrahimi pas faullit të portierit Bekaj ndaj Skukës. Futbollisti i Dinamos është në një ditë të mirë dhe e vulos performancën e tij në minutën e 38 me një aksion të bukur.
Në pjesën e dytë, Tirana mundohet të kthejë rezultatin por shpërdoron me sulmuesit e saj, ndërkohë që Hoxhallari merr karton të kuq në fundin e ndeshjes.
Ndërkohë, Partizani ka mundur në Lezhë Besëlidhjen 0-1 me një penallti të Stenio Zhunior, ndërkohë që spikat humbja e Kukësit ndaj Egnatias me rezultatin 3-1.
REZULTATET
POGRADECI 0-2 VLLAZNIA (Hoxhaj 2’, Mustedanagiç 73′)
TOMORI 0-1 LAÇI (Ademi 32′)
EGNATIA 3-1 KUKËSI (Imeri 3′, Pedro Kabral 37′, 65′ / Puntus 67′)
FLAMURTARI 0-0 KASTRIOTI
KORABI 0-1 TEUTA (L. Vila 43′)
BESËLIDHJA 0-1 PARTIZANI (S. Zhunior 8′)
BYLIS 1-1 SKËNDERBEU (Hadroj 1′ / Moraesh 84′)
DINAMO-TIRANA 2-0 (26′ (p) Ibraimi, 38′ Skuka) (A2 Televizion)