
Fëmijë të shpëtuar nga torturat naziste, familje hebreje të arratisura nga vdekja dhe shqiptarë që i hapën dyert atyre, janë fytyra e ekspozitës së fundit të çelur në kryeqytet.
Portrete të kësaj historie që rrëfehet përmes fotografive të realizuara nga Norman Gershman bëhen bashkë me dokumente që rrëfejnë përpjekjen qytetare, por edhe zyrtare të shqiptarëve që shpëtuan jo pak hebrenj nga furrat e vdekjes.
Por dokumentet më të veçanta të kësaj ekspozite flasin jo vetëm për shpëtimin e hebrenjve, por edhe sigurimin e të drejtave të tyre, oraret e punës, shërbesat apo ritet e tyre fetare.
Për të rrëfyer këtë histori të trishtë të Holokaustit, e anën tjetër të shpëtimit të hebrenjve, janë bërë bashkë foto të familjarëve që kanë ruajtur imazhet e asaj kohe, Arkivi i Shtetit, por edhe ai i Ministrisë së Jashtme.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun çdo pasdite deri më 7 shkurt (A2 Televizion)