Piktori Taso: Dua që historinë e Pogradecit ta them me penel

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 13:31 | Kulturë
Piktori Taso: Dua që historinë e Pogradecit ta them me penel

Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytetin e tij të lindjes dhe banimit, Pogradecin, prej me shumë se 50 vitesh vijon pasionin e tij, pa u shkëputur asnjë ditë.

Banesa e tij në një prej rrugicave karakteristike të Pogradecit nuk është e vështirë të gjendet. Ndërsa brenda saj janë punimet e piktorit fanatik të qytetit të tij.

Taso ka një filozofi të vetën. Të shndërrojë në art jetën që bën dhe jetën që rrethon, qoftë kjo edhe në një qytet të vogël provincial, ku jeta nuk të ofron shumë mundësi, por që kurrsesi nuk i mungojnë ngjyrat, frymëzimet, emrat e mëdhenj të letërsisë si Lasgushi apo Kuteli, por edhe gjërat e zymta.

Ai do të tregojë historinë e Pogradecit nëpërmjet pikturës. Si të gjithë artistët edhe Taso e ndjen mungesën e vëmendjes nga shteti, por në rastin e piktorit kjo mungesë është më e dhimbshme kur kryeministri i vendit është piktor.

Por pasioni vazhdon t’i japë frymëzim dhe energji për të vazhduar artin e tij, pasi koha ka treguar që një vend identifikohet shumë më mirë dhe më bukur nga arti se sa nga ndërtimet dhe turizmi që ofron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos