Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Edhe pse ato kanë zgjatur vetëm disa orë në mbrëmje, kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytje në disa akse të qytetit, një problematikë e vjetër e qytetit bregdetar.
Më herët edhe Bashkia e Vlorës, kërkoi nga qytetarët të evitojnë lëvizjet e panevojshme me makina dhe të kenë kujdes maksimal me parkimin e tyre, pasi disa zona mund të përmbyteshin nga shirat. (A2 Televizion)