Portugalia po përballet me zjarre të fuqishme që po shkrumbojnë disa zona në qendër të vendit. Autoritetet njoftuan për mbi 20 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mbi 800 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë dhe moti i thatë me temperatura të larta.
Qeveria e Portugalisë ka kryer operacione të ndryshme evakuimi në zonat e prekura nga zjarret. Gjithashtu autoritetet kanë hapur dhe një hetim për të zbuluar shkaqet. (A2 Televizion)