
Një pjesë e zonës së Yzberishtit, Mëzezi dhe Pallatet “Çabej” prej 2 orësh vijojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të riparimit të një defekti.
Kompania OSHE njoftoi se një subjekt privat dëmtoi fiderin e tensionit të mesëm, i cili kërkon kohë për tú riparuar.
OSSH Tiranë shpreh keqardhje për situata të ngjashme të përsëritura nga subjekte private që dëmtojnë rrjetin elektrik, duke sjellë kosto për shoqërinë dhe abonentet.
“Të gjitha kompanitë dhe kushdo të duhet te kryeje punime (gërmime, etj), duhet me patjetër të njoftojë kompaninë OSSH sipas procedurave, për t’u njohur ma hartën e rrjetit elektrik dhe të evitohen rastet si i sotmi”- thuhet në njoftim. (A2 Televizion)