
Për komisionerin për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda një nga problemet kryesore është kur ky diskriminim vjen nga ana e institucioneve.
Sipas tij, raportet tregojnë se në zonat ku ka përqëndrim të banorëve nga komuniteti rom dhe egjiptian mungojnë investimet më bazike nga ana e bashkive.
“Ku ka përqëndrim të madh të banorëve që janë nga komuniteti rom dhe egjiptian, investimet e bashkive mungojnë. Flitet për shërbimet esenciale, uji i pijshëm, investimet në infrastrukturë, kazanë plehrash nuk kanë, strehimi, kushtet. Nga raportimet që vijnë ka shumë raste që romët jetojnë në godina të braktisura, jetojnë mes kabllove elektrike. Shërbimet esenciale lidhen direkt me dinjitetin”, u shpreh Gajda. (A2 Televizion)