
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit Ilir Meta dy emra të tjerë për të emëruar në Gjykatën e Lartë, për plotësimin e vendeve vakante.
Kështu, KLGJ ka çuar nga radhët e gjyqtarëve në Presidencë emrat e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit.
Pak ditë më parë, presidenti Meta dekretoi Sokol Ngresi në Gjykatën e Lartë duke e çuar në 13 numrin e gjyqtarëve në këtë Gjykatë kur duhen në total 19 anëtarë. (A2 Televizion)