Festat dhe ditët kombëtare, shteti pushim 18 ditë në vit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 19:23 | Aktualitet

Duke filluar që sot, punonjësit në shtet do të kenë 5 ditë pushim. E në fakt, Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të madh të pushimeve të administratës.

Duke përfshire ditët kombëtare dhe festat fetare, nëpunësit e shtetit pushojnë plot 18 ditë në vit.

Së bashku me fundjavat dhe lejen vjetore, zyrat shtetërore qëndrojnë të mbyllura për plot 150 ditë. Gëzim për ata që festojnë, por hall për njerëzit që kërkojnë shërbime.

Bashkë me administratën, ditëve të pushimit u gëzohen edhe punonjësit e sektorit bankar e financiar, ndërkohë që pjesës tjetër të të punësuarve u mbetet të presin orarin e daljes nga puna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos