Kufijtë, Mesiç kundër Thaçit e Vuçiç: Nuk ia doli as Millosheviçi!

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 16:21 | Aktualitet
Gjatë ceremonisë në Presidencë të dekorimit të
Stjepan Mesiç

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, i cili njihet si një mbështetës i shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, është dekoruar ditën e sotme nga Presidenti Ilir Meta me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar".

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, ish-Presidenti kroat për ndryshimin e mundshëm të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur hapur kundër idesë së Thaçit e Vuçiç.


Stjepan Mesiç me veshje popullore shqiptare

Stjepan Mesiç u rikthye pas në kohë, ku foli për regjimin e egër të “kasapit” të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit, duke thënë se synimi i tij ka qenë zgjerimi i kufijve dhe përmes kësaj donte të krijonte Serbinë e Madhe.

Ai tha se për post viktimave të shumta nga luftërat, asnjë centimetër tokë nuk fitoi dhe dëmet tashmë shihen qartë nga të gjithë. Ndërsa ky qëndrim ishte një përgjigje e qartë për aktorët politikë nga të dyja shtetet si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, të cilët kanë në tryezat e tyre të bisedimeve temën e korrigjimit të kufijve.

“Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetë i Serbisë së Madhe të Pastër. Njëherë ka qenë Tito me karizmën e tij. Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Mbi 100 mijë të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë të gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar”, tha ish-Presidenti kroat.

Gjithashtu, ai deklaroi se kontinentin Europian duhet të integrojë një orë e më parë vendet e Juglindjes si tregues i mobilizimit të saj.

“E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore. Mirëpo kur të gjithë t’i hapin kufijtë, humb motivin për të marrë territore të huaja. Nuk mund të thotë njeri që mund të marr territore të tjera për shkak të pakicave kombëtare. Kur ai jeton në bashkësinë e vet, politika serbe nuk e kupton por edhe për ata është i rëndësishme Bashkimi Europian. Ajo për të cilën angazhohem deri më sot që të përshpejtohet rruga drejt BE”, tha në fjalën e tij ish-presidenti Mesiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos