Varhelyi përgëzon institucionet e vetting-ut, Calavera: Boll me sulme ndaj procesit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 21:21 | Aktualitet
Varhelyi përgëzon institucionet e vetting-ut, Calavera: Boll me sulme

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, komisioneri Oliver Varhelyi ka vizituar edhe institucionet e Vetting-ut.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor të Drejtorisë për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Genoveva Ruiz Calavera, nënvizoi në rrjetet sociale rëndësinë e vizitës dhe cilësoi si kritike që procesi i  vetingut “të vazhdojë me të njëjtin profesionalizëm dhe dedikim për të siguruar që reformat në drejtësi të shkojnë në favor të qytetarëve shqiptarë”, si dhe i bëri apel përfundimit të “sulmeve” ndaj procesit.

https://twitter.com/CalaveraRuiz/status/1313873682914324481

Vetë Varhelyi me anë të një postimi përgëzoi institucionin për profesionalizmin dhe nënvizoi suportin e  institucioneve europiane ndaj procesit, të cilësuar si “çelës për të afruar Shqipërinë me BE-në”.   (A2 Televizion)

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1313861983092051970

A2 CNN Livestream

Latest Videos