
Toka shqiptare lëkundet sërish. Një tërmet i magnitudës paraprake 4, sipas IGJEUM, është regjistruar në orën 00:13 rreth 45 kilometra nga kryeqyteti, dhe 25 kilometra në veri të Durrësit, në afërsi të gjirit të Lalëzit. Thellësia e tërmetit sipas të dhënave paraprake ishte 2 kilometra.
Lëkundja u pasua pak minuta më vonë nga një tjetër e magnitudës 3.4. Nuk raportohen për momentin dëme, edhe pse lëkundjet u perceptuan nga një pjesë e popullsisë të Durrësit dhe në Tiranë. (A2 Televizion)