
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, në ditën e fundit të fushatës, me anë të një deklarate nga selia blu, i kërkoi komisionit zgjedhor të PD-së që të shtyjë procesin zgjedhor deri në zgjidhjen e 3 problematikave që Elezi kishte evidentuar.
Probleme me listat e anëtarësisë, mungesa e një rregulloreje të brendshme të PD-së dhe mosngritja e gjykatës së brendshme të PD-së.
“Pas regjistrimit tim si kandidat, kam konstatuar një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Nuk po zbatohen elementet e primares dhe debatit. Gjithashtu, rregullorja e brendshme e partisë nuk është miratuar ende. Së treti, nuk është ngritur komisioni i apelimit dhe nuk ke kujt t’i drejtohesh për çfarëdolloj ankese. Prandaj, kërkoj shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave themelore”, tha Elezi. (A2 Televizion)