Dita e parë pa “amerikanët”, talebanët festojnë pavarësinë me paradë ushtarake

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 19:15 | Bota

Kjo është mënyra se si talebanët festuan ditën e parë pa forcat amerikane në Afganistan.

Në qytetin e dytë më të madh të vendit Kandahar, ata organizuan një paradë për të festuar fitoren kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kështu, talebanët sfiduan botën duke shfaqur automjete ushtarake dhe armë, të cilat u përdorën gjatë luftës 20-vjeçare, pjesa më e madhe e të cilave u lanë pas nga ushtria amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos