Dita e tretë e bojkotit të pedagogëve, Kovaçi: Nuk ka shans të na shkarkojnë gjatë protestës, kemi mbështetjen e studentëve

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 10:53 | Aktualitet
Dita e tretë e bojkotit të pedagogëve, Kovaçi: Nuk ka

Në ditën e tretë të grevës nga ana e pedagogëve të universiteteve publike, përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve universitarë thonë se mbështetja për kauzën e tyre është rritur.

Drejtuesi i sindikatës, Sandër Kovaçi, tha se pedagogët që janë kërcënuar me largim nga puna nuk duhet të shqetësohen. “Nuk ka asnjë mundësi të marrë masë administrative kundër tyre në kohë proteste. Ka kushtetutë për protestën”, tha Kovaçi nga shkallët e Universitetit Politeknik, ku një pjesë e pedagogëve mblidhen çdo ditë në orën 10:00.

https://a2news.com/2022/10/18/rama-koha-kur-rriten-pagat-se-e-kerkojne-sindikatat-ka-mbaruar/

I pyetur lidhur me “vetingun” e paralajmëruar në institucionet e arsimit të lartë, Kovaçi shtoi se qeveria i ka të gjitha mundësitë të monitorojë shpenzimet e universiteteve. “Në bordet e universiteteve pjesën më të madhe të anëtarëve e ka qeveria. I ka mundësitë që të kontrollojë buxhetin e universiteteve. Nuk kanë asnjë shans universitetet për të rritur pagat”, tha Kovaçi.  

Sipas tij, 100% e profesoratit është dakord me pikat e peticionit. “Asnjë nuk ka shprehur pakënaqësi për pikat. Aktualisht, bojkoti është edhe më i plotë. Kemi edhe mbështetje studentore. Mendojmë që të gjithë drejtuesit e universiteteve të kthejnë sytë nga profesorati”.

Kovaçi tha se, pavarësisht protestës, nuk rrezikohet viti i ri akademik. “Asnjë student nuk do të humbasë orët e mësimit”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos