Dita e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin për të kapur kryqin

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 14:05 | Aktualitet
Dita e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin për

Të rinjtë kanë sfiduar dimrin duke u hedhur në ujëra të deteve dhe pishina për të kapur kryqin, që simbolizon bekimin e ujërave në përkujtim të ditës së pagëzimit të Jezus Krishtit në ujërat e lumit Jordan. Më i riu që ka kapur kryqin, ishte Joan Belshi 17 vjeç nga Elbasani, i cili nxori kryqin nga ujërat e pishinës ku festohet çdo vit, dita e ujit të bekuar. Hirësia e tij Andoni, ka dhënë edhe mesazhin e kësaj dite.

Në Vlorë për të dytin vit radhazi kryqin nga ujërat e detit, e ka nxjerrë 19-vjeçari Kristi Komini, i cili ndihet i lumtur dhe i bekuar për sakrificën që bën.

Edhe në Durrës si çdo vit hedhja e kryqit në ujë është bërë në kalatën e portit të Durrësit, duke simbolizuar bekimin e ujërave.

Në Korçë, pas meshës së kryer në katedralen e qytetit, ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua në një prej shatërvanëve të qytetit, ku të rinjtë nxituan për të kapur dhe nxjerrë kryqin nga uji.

Ndërsa në Gjirokastër, ceremonia e ujit të bekuar u zhvillua në ambientet e katedrales “Ngjallja e Krishtit”, pasi temperaturat e ulëta nuk kanë lejuar zhvillimin e ritit fetar në ujërat e lumit Drino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos