Meta emëron komandantin e ri të Forcës Ajrore

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 09:43 | Aktualitet
Meta emëron komandantin e ri të Forcës Ajrore

Presidenti Ilir Meta ka emëruar komandant të Forcës Ajrore, gjeneralin Ylli Pulaj. Përmes një dekreti, presidenti ka rritur në detyrë Pulajn, i cili mbante deri më tani postin e zëvendëskomandantit të Forcës Ajrore.

Presidenti gjithashtu ka graduar kolonel Qazim Bitrin, me detyrë drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet Gjeneral Brigade.

Më 29 dhjetor, presidenti dekretoi kundëradmiralin Adnand Agastra, në postin e komandantit të Forcës Detare. Ky emërim në këtë post të rëndësishëm drejtues të Forcës Detare të Agastrës u bë me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Më herët, kundëradmirali Adnand Agastra ka mbajtur detyrën e shefit të degës së operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos