
Një grua, pronare e një agjencie udhëtimi, është arrestuar, këtë të enjte, pasi akuzohet se falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.
Në pranga, ka përfunduar shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit. (A2 Televizion)