
Përmes një video-mesazhi në Facebook kryeministri Edi Rama ka rikujtuar masat e sotme në kuadër të parandalimit të koronavirusit, se dhe ka shpallur masa të reja në qarkullim por edhe për sipërmarrjet mediatike.
Sipas tij, kemi të bëjmë me një ”luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma”, dhe se rritja e numrave të të prekurve do të vijojë rritjen, por se izolimi dhe masat e tjera shtrënguese janë përgjigja e vetme efektive ndaj COVID-19.
Sipas tij ende nuk dihen kur këto masa do të përfundojnë, por që “sa më shumë të shtrëngohemi sot, aq më shumë do të kalojmë me sukses”.
Rama paralajmëroi se nesër zinxhiri i ndalimeve tregtare do të shtrihet edhe në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, dhe që në akset nacionale më të rëndësishme do të qarkullojnë vetëm mjetet e autorizuara.
Sipërmarrjet, në këtë kuadër, duhet të vejnë në dispozicion automjete të akredituara nga policia për transportin e punëtorëve.
Kryeministri paralajmëroi edhe hartimin e aktit normativ të masave dhe sanksioneve për veprimtaritë e ndaluara, ku sanksionet për shkelësit sipas tij do të jenë “të ashpra dhe në përshkallëzim”.
Një nga këto masa ka të bëj edhe me mediat, ku nga e hëna të gjithë studiot televizive duhet të ndërpresin programet me më shumë se dy persona në studio, veçanërisht ato me ajër të kondicionuar. (A2 Televizion)