Koronavirusi, Tomini: Pritet trend në rritje, por mund ta luftojmë me dy masa

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 21:24 | Aktualitet
Koronavirusi, Tomini: Pritet trend në rritje, por mund ta luftojmë me

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, në një lidhje direkte me studion e A2, deklaroi se çelësi i suksesit në luftën ndaj koronavirusit është vetëkarantinimi dhe ruajtja e higjienës personale.

“Është një luftë e përbashkët, duhet të përshtatemi dhe të ndryshojmë sjelljen. Duke respektuar masat paraprake, do të dalim fitues në një luftë të vështirë. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa shumë më herët dhe planet janë ndjekur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Vetëkarantinimi dhe higjiena personale janë çelësi i fitores së kësaj lufte”, deklaroi Tomini.

Sipas saj, javët e ardhshme pritet një trend në rritje të të prekurve: “Të gjithë rastet me vështirësi në frymëmarrje do të testohen, për të parë nivelin. Jemi herët, në javët e tjera presim trend në rritje”.

Gjithsesi, sipas Tominit, “pretendohet që ky virus, me ardhjen e plotë të pranverës, mund të ulë intensitetin e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos